Betejë e ashpër për Tiranën, Rama në avantazh
UPDATE- Vijimi i numerimit ne Tirane, vazhdon te mbaje ne krye kandidatin socialist Edi Rama, ndonese me nje diference te ngushte ndaj kandidatit demokrat, Lulzim Basha.
Ne tabelen e KQZ-se qe perditesohet ne vazhdimesi me te rejat e fundit pas mbylljes se numerimit ne qendra votimi ne kryeqytet, rezulton se kandidati i “Aleances per te ardhmen”, Edi Rama deri ne oren 15.39, ka 92320 vota, nderkohe Lulzim Basha, kandidati i “Aleances per qytetarin” ka marre 91721 vota.
Deri ne kete ore jane numeruar 363 kuti nga 485 qe jane gjithsej per kryeqytetin.
Mbremja u mbyll me nje kryesim te Rames, nderkohe qe gjithe dita e djeshme ka shenuar avantazh per kandidatin demokrat, Basha.