Rama Fshehja e vendimit tregon hapur varesine e Kolegjit nga Saliu
Tejkalimi i afateve ligjore nga Kolegji Zgjedhor sa i perket vendimit per rrezimin e kerkeses ankimore te Partise Socialiste per Tiranen ka sjelle reagimin e pare te kesaj te fundit. Pak ore pasi socialistet kane dorezuar edhe nje kerkesepadi te re per zgjedhjet ne kryeqytet kreu i tyre Edi Rama ka dale ne nje konference ku ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e trupes gjyqesore. Kolegji nuk ka dhene asgje te shkruar asnje arsye sic e detyron ligji per vendimin e turpshem te pak diteve me pare. Askush nuk e di perse Kolegji ka mbeshtetur vendimet e turpshme te KQZ-se pavaresisht se ligji te detyron ta deklarosh brenda tri ditesh... Ne nuk e pranojme vendimin e Kolegjit pasi ai ka treguar boterisht se nuk eshte as i pavarur dhe as i gatshem te fshehe varesine nga Saliu deklaroi kandidati i PS-se per Bashkine e Tiranes Edi Rama. Apeli dhe mandej qendrimi i tij i djeshem kane ardhur pas konsumimit te afatit ligjor prej tri ditesh nga momenti i marrjes se vendimit qe Kolegji Zgjedhor ka ne dispozicion per te publikuar arsyetimin e vet te posacem. Keshtu nese trupa gjyqesore eshte shprehur diten e premte atehere dje permbyllej afati ligjor per te shpjeguar arsyet e rrezimit te kerkesepadise se PS-se per vendimin nr. 709 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per rivleresimin e fleteve te votimit te gjetura ne kutine e gabuar. Nderkohe reagimi i Rames percjell jo vetem nje prononcim te nje prej kandidateve qe ka interesa direkte ne gare por edhe ato te kryetarit te forces me te madhe opozitare ne vend qe per pasoje percakton nje moment te ri ne marredheniet politike ne vend. Kjo eshte nenvizuar edhe nga vete kreu socialist i cili nuk ka munguar te beje disa komente politike mbi ate cfare KQZ demonstroi sipas tij para opinionit publik. Ne shohim dhe kuptojme gjithcka qe ndodh. Fitorja jone e realizuar ne syte e gjithe shqiptareve na ben qe te mbetemi te kthjellet. Produkti i neveritshem i nderhyrjes se KQZ-se ne proces bind cdo qorr e cdo shurdh se ajo qe ka ndodhur eshte nje kanibalizem i mirefillte me votat e popullit eshte shprehur ai. Prej ketej ka ardhur edhe nje paralajmerim per pergjegjesi ligjore edhe per gjyqtaret e Kolegjit te cilet ne optiken e PS-se jane kapur ne flagrance sidomos me faktin e moszbardhjes se pjeses arsyetuese te vendimit te vet te marre diten e premte. Ne planin politik Rama ka orientuar veprimin e PS-se drejt aktualizimit ne procesin e tanishem te ndihmes se faktorit nderkombetar qofte me eksperte qofte edhe me vleresimin e vet i cili gjithsesi do te vije permes raportit te OSBE-ODIHR-it. Rregullat nuk mund te ndryshojne ne fundin e lojes... Ne perseritem apelin per komunitetin nderkombetar qe te nderhyje me nje ekspertize te pavarur qe po nuk u be situata do te kthehet ne nje mine me sahat per te ardhmen e vendit. Ne dorezuam sot padine tjeter per te drejten te cilen do ta kerkojme deri ne minuten e fundit. Askush te mos mendoje se kjo cudi zgjedhore do te mbyllet ka shtuar kreu socialist. Rruga ligjore duket se ka fituar aktualisht mbi ate te reagimit te mirefillte politik cka bene nje dallim thelbesor ne krahasim me vitin 2009 por edhe le te hapur opsionet e kontestimit te opozites qe tashme me sa duket kerkon vetem drejtesi per 8 majin.