E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonesat e konstituimit te keshillit vonon projektet

Durres Dako merr mandatin keto dite ndersa ne fund te muajit keshilli i ri

Keto dite pritet te behet certifikimi i kryebashkiakut Vangjush Dako qe do te vijoje punen ne kete post pas fitimit te mandatit te dyte me voten e qytetareve durrsake nderkohe qe nga fundi i ketij muaji mendohet te behet konstituimi i keshillit te ri bashkiak. Kjo do te sjelle vonesa te natyres objektive ne miratimin e projekt-buxhetit 2011 i cili gjithsesi eshte prezantuar para Keshillit Bashkiak te Durresit qe ne muajin shkurt te ketij viti dhe per ceshtje te rendesishme sic eshte dhe pergatitja e sezonit turistik dhe ofrimi i sherbimeve baze ndaj qytetarit dhe pushuesve puna do te vazhdoje normalisht. Dako dhe administrata e tij bashkiake pergjate kater viteve te ardhshme do te kene nje keshill bashkiak me te zbutur pasi pozitat e se majtes ne te jane forcuar ndonese nuk ka arritur te sigurojne shumicen. Keshtu ne vendet e parlamentit lokal te Durresit kete here raportet mes keshilltareve te majte dhe te djathte do te jene me te ngushta ne krahasim me mandatin e kaluar te kryebashkiakut Dako. Partia Socialiste ka fituar njezet vende ndersa partia aleate e saj Demokracia Sociale e Milos nje vend. Perballe 21 keshilltareve te majte do te jene 24 keshilltaret e djathte te ndare perkatesisht 15 perfaqesues te Partise Demokratike 4 te PDIU-se 4 te tjere te LSI-se dhe 1 i PR-se. Ne mandatin e kaluar raporti mes te djathtes dhe te majtes ne keshillin bashkiak ishte 30 me 15 per partite politike qe i perkasin se djathtes duke ofruar nje opozite te forte dhe jo rrallehere pengese per administraten bashkiake dhe punen e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›