E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj Rama te heshte pas Kolegjit tu drejtohet nderkombetareve

Deputeti i PD-se flet per vendimet e Kolegjit Zgjedhor

Ish-ministri i Drejtesise njekohesisht deputeti i Partise Demokratike Enkelejd Alibeaj deklaroi dje se kryetari i Partise Socialiste Edi Rama duhet te heshtte atehere kur gjykatat shqiptare flisnin. Duke iu referuar vendimit te fundit te dhene nga Kolegji Zgjedhor Alibeaj denoi faktin qe Rama jo vetem nuk heshtte por kundershtonte hapur dhe kercenonte ne lidhje me kete vendim. Edi Rama duhet te kuptoje se kur flet gjykata te tjeret heshtin. Ajo cfare do ti thosha Edi Rames pas deklarates se tij eshte fakti se nuk e percakton rezultatin e zgjedhjeve te Tiranes as KQZ-ja dhe as Kolegji Zgjedhor por qytetaret e kryeqytetit. Ne duhet te induktojme kulturen e respektimit te vendimit te gjykatave deklaroi Alibeaj. Sipas tij me vendimin e Kolegjit merr fund dhe shqyrtimi i ceshtjes se mandateve te Tiranes nga drejtesia shqiptare. Ne keto kushte ai theksoi se kushdo qe mund te kete paqartesi ne menyren e zbatimit te standardit ka te drejten tu drejtohet instancave nderkombetare. Po keshtu ai e ftoi Ramen te heshtte deri ne momentin e daljes se raportit perfundimtar te OSBE/ODIHR-it i cili do te bente percaktimin perfundimtar ne lidhje me standardet qe arriten zgjedhjet lokale te 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›