E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Fyle Nje zgjidhje qe ben transparencen dhe qe nis reformen zgjedhore

Bruksel 19 nentor NOA Foto Update/ Eglantina Nasi - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi sot nje vizite ne Bruksel gjate te se ciles u takua me komisionerin e Bashkimit Evropian per Zgjerimin Stefan Fyle.

Qellimi i vizites ishte diskutimi i krizes politike dhe gjetja e nje zgjidhje e cila do te mundesonte njeherazi transparencen e zgjedhjeve te fundit dhe nisjen e reformes zgjedhore.

Diskutimi i perqendrua vecanerisht ne oferten e fundit te Partise Socialiste e cila ne fillim te javes u pershendet edhe nga zyra e komisionerit Fyle qe e cilesoi kete oferte si nje mundesi per zgjidhjen e ngercit politik duke ftuar qeverine qe ta pranonte kete kompromis.

Gjate bashkebisedimit kryetari i opozites preku edhe ceshtje te rendesishme te ngritura ne opinionin e komisionit Europian vecanerisht per lirine e medias dhe presionin e kanosjes qe ushtron qeveria shqiptare rregullisht ndaj botuesve te shtypit kritik.

Edi Rama i shprehu po ashtu komisionerit Fyle mirenjohjen e PS per mbeshtetjen qe Komisioni Europian dhe vendet anetare u dhane shqiptareve duke liberalizuar vizat.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›