E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Gara për PS-në e Tiranës, model për gjithë Shqipërinë

Kryesocialisti Rama i cilësoi sot dy platformat e paraqitura në  garën për kreun e PS-së së Tiranës si mjaft dinjitoze dhe me energji të shëndetshme. Përmes një mesazhi të shpërndarë në Tuiter, Rama  thekson se nga kjo garë do të dalë e fituar PS-ja e Tiranës, ndërsa ajo duhet të jetë model për të gjithë Shqipërinë.

Dy platforma dinjitoze, energji pozitive dhe frymë e shëndetshme bashkimi për vizion për një Rilindje Shqiptare në garën për PS Tiranë, shkruan Rama në rrjetin social Tuiter.

Klosi: Kandidaturat, dëshmi se në PS ka vend për të gjithë brezat

Mbledhja e socialistëve për të zgjedhur kreun e ri të PS-së së Tiranës ka nisur me fjalën hapëse të sekretarit organizativ, Blendi Klosi.

Në fjalën e tij, Klosi theksoi se kandidaturat e Tahirit dhe Zelës dëshmojnë se në Partinë Socialiste ka vend për të gjithë brezat. Të dy kandidatët dëshmojnë se e duan PS-në, e cila ka 20 vjet që drejton dhe është forca më e madhe politike në vend, siç e duan që ata kanë vite që e kanë kontribuar.

Forca jonë do jetë e gatshme të japë kontributin për këtë qytet. Të dy kandidatët dëshmuan se janë përfaqësues të gjithë brezave të PS-së. Dëshmuan se PS-ja ka vend për të gjithë brezat. Partia Socialiste është streha e tyre që duan një qeverisje më të mirë për të gjithë qytetarët. Fitorja vjen nga Tirana siç thotë Iliri dhe duhet shumë punë, siç thotë Saimiri, u shpreh Klosi.

Socialistët votojnë sot për kreun e  degës së PS së Tiranës.

Dy kandidatët, Saimir Tahiri dhe Ilir Zela, janë në garë për të marrë drejtimin e PS së kryeqytetit.

Tahiri dhe Zela do të paraqesin platformat e tyre para 620 anëtarëve të asamblesë së zgjeruar të Tiranës, të mbledhur në Teatrin e Operës dhe Baletit.  / G. N. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›