E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Gjeneral Sandër Lleshikëshilltari im për Mbrojtjen

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Kryeministri i ri Edi Rama emëron Gjeneral Sandër Lleshin në postin e këshilltarit për mbrojtjen. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryeministri i ri në profilin e tij në facebook.
Sandër Lleshi u shkarkua nga detyra e ish-Zv.Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA me firmën e presidentit Nishani, ndërkohë që denoncoi publikisht abuzimet e ministrit të Mbrojtjes.

Rama në facebook shpjegon arsyen pse kishte vendosur emërimin e gjeneralit në postin e këshilltarit të Mbrojtjes. 

"Emrin e Sandër Lleshit e kam dëguar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ia sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë. Më vonë munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë. Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht. Pas disa komunikimesh kuptova besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur. I edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë - nisur si fëmijë i një familjeje të varfër nga veriu në derën e shkollës së mesme ushtarake "Skënderbej" dhe ndërprerë brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje -, Sandër Lleshi ka pranuar të jetë këshilltari im për mbrojtjen në kryeministri."- shkruan rama ne facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›