E Diel, 1 Nëntor 2026

TVSH vazhdon ti bëjë fresk qeverisë në ikje, në 5 lajme vetëm Berisha e Basha. Dhe asnjë lajm tjetër!

tvshSa kohë keni pa parë lajme në TVSH? Ja përmbajtja e edicionit të djeshëm të lajmeve, dhënë mes ndeshjes Kukësi-Trabzonspor:

Lajmi i parë: Kryeministri Berisha takon ambasadorin austriak. Kryeministri i ankohet atij që PS po pregatit një platformë për të spastruar administratën (ilustrim me video)

Lajmi i dytë: deklarata e PD kundër fushatës së shpifjejeve e denigrimit  (jepet gjerësisht deklarata e PD, nga zëdhënësja Vorpsi)

Lajmi i tretë: David Linginton përgëzon me një letër kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha. (ilustrim me foto)

Lajmi i tretë / 2: Takim i Bashës me ambasadorin Kenon që i dorëzoi letrën

Lajmi i katërt: Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur Bankën filan fëstëku për të dhënë kredi me garanci bankën Filan. (ilustrim me video. Lajmi rijepet me Voice Over, me ilustrim pamjesh. Intervistë e gjerë e Bashës për projektin, plus intervistë e përfaqësuesit të Bankës)

http://respublica.al/artikuj/2013/08/22/kronika-e-plote-e-lajmeve-ne-tvsh-ne-5-lajme-vetem-berisha-e-basha-dhe-asnje-lajm

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›