Rama: Gjimnazi “Sali Halili” në Rrajcë hap dyert nesër i transformuar

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Një tjetër shkollë me hapësira bashkëkohore dhe standarde evropiane, i shtohet “zinxhirit” të shkollave të transformuara në të gjithë vendin, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2025-2026.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga shkolla e mesme “Sali Halili” në Rrajcë, Prrenjas, tërësisht e rilindur në kushte dinjitoze dhe hapësira më të mëdha.
Rama tha se “shkolla e mesme “Sali Halili” në Rrajcë, Prrenjas, është gati të hapë dyert nesër, për t’iu shërbyer 450 nxënësve, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e Bashkisë Prrenjas”.
Sipas Kryeministrit, shkolla është me kushte më të mira: klasa moderne, bibliotekë, laboratorë e terrene sportive me standarde europiane.
Ky investim i ri arsimor është pjesë e nismës për modernizimin e infrastrukturës shkollore në vend, duke krijuar kushte bashkëkohore për mësimdhënie dhe zhvillim të nxënësve.
Shkolla do të jetë e pajisur me ambiente të standardeve të larta, që përfshijnë laboratorë, hapësira për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe ambiente të gjelbra për qëndrim dhe rekreacion.
Rindërtimi i kësaj shkolle vjen si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar infrastrukturën arsimore dhe për të ofruar një mjedis më të përshtatshëm për zhvillimin arsimor të brezit të ri.
Pamje nga shkolla e mesme “Sali Halili” në Rrajcë, Prrenjas 1 nga 14/e.i//a.f/