E Hënë, 2 Nëntor 2026

Beci: Ekipi Juban Danja, gur themeli në historinë e futbollit për vajza

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Sot shënohen 20 vite nga krijimi i ekipit të parë të vajzave në futboll në Shqipëri, ku gjithçka nisi në fshatin Juban të Shkodrës, që u kthye në vendin ku lindi futbolli i vajzave.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci se “20 vite më parë, nga një bisedë e thjeshtë brenda familjes Jaku, fshati Juban u kthye në vendin ku lindi futbolli i vajzave në Shqipëri”.

“Sot, kjo histori e shkruar nga presidenti Ferdinand Jaku është kthyer në një realitet të madh që i dha jetë ekipit të parë të femrave, frymëzoi krijimin e Vllaznisë dhe kontribuoi në ngritjen e ekipit kombëtar”, tha Beci.

Sipas Becit, “ashtu si Vllaznia e djemve në vitin 1919, edhe Juban Danja i vajzave mbeten dy gurë themeli të historisë së futbollit shqiptar. Një fidanishte krenarie që vazhdon të prodhojë talente dhe të mbajë gjallë shpirtin sportiv të Shkodrës”.

/e.i//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›