Rama: Gjirokastra, edhe pse nën shi vijon të mirëpresë turistë

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Gjirokastra vijon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota edhe gjatë vjeshtës, kur rrugicat karakteristike të qytetit mbushen me turistë, pavarësisht motit me shi.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga qyteti i gurtë, ku qytetarë dhe turistë shëtisin në rrugicat e tij, duke shijuar atmosferën karakteristike të një prej destinacioneve më të njohura turistike të Shqipërisë.
“Vjeshtë në Gjirokastër”, shkroi Rama, duke shoqëruar postimin me pamje nga qyteti nën shi.
Gjirokastra, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, tërheq vizitorë për arkitekturën tradicionale, banesat karakteristike prej guri, kalanë dhe trashëgiminë e pasur historike e kulturore. Qyteti mbetet një destinacion tërheqës në çdo stinë të vitit.
/e.xh/r.e/