Rama Goditje pa kompromis ndertimeve pa leje ne bregdet
p-Goditje pa kompromis per ndertimet e paligjshme ne bregdet dhe vende te tjera turistike Kete mesazh ka leshuar dje Kryeministri i zgjedhur Edi Rama pas takimit me urbanistet dhe arkitektet e ftuar nga PS-ja Keshtu PS i qendron programit te bere te qarte gjate fushates elektorale per ngritjen e nje agjencie shteterore te bregdetit dhe deklaratave pas zgjedhjeve se do te prishe te gjitha ndertimet Padyshim nje nga prioritetet e vitit te pare do te jete goditja pa asnje kompromis ndaj gjithe atyre zhvillimeve qe kane demtuar territorin duke filluar nga bregdeti deklaroi Rama Do te vendosim nje kontakt qe synon te jete i vazhdueshem ne funksion te nje transformimi rrenjesor te atyre potencialeve te medha qe Shqiperia i ka si dhurate nga Zoti apo nga natyra por qe ne gjithe keto vite jane demtuar ne menyre shume te ndjeshme dhe kercenuese per te ardhmen p
pUrbanizim zonave informale p
pUrbanizim me pas legalizim duhet ishte radha e punes me ndertimet informale sipas Edi Rames Por kundershtari i tij politik Berisha vendosi te kunderten Tashme ka mbetur pa u bere urbanizimi ndersa legalizimi quhet i pambaruar Ne diten e dyte te turit njohes neper Shqiperi arkitektet dhe urbanistet e ftuar nga Partia Socialiste per te marre pjese ne Konferencen Shqiperia e Gjenerates tjeter jane ndalur ne disa nga zonat informale si ne Paskuqan Kamez dhe zonen e ish-kenetes ne Durres Specialiste te fushes se urbanistikes i kane njohur miqte e huaj me historikun e krijimit te ketyre zonave si dhe problematikat e mprehta qe kane ato ne nje proces qe tashme ndodhet midis legalizimit dhe urbanizimit te tyre p
pIndustria turistike p
pMe tej turi ka vijuar ne amfiteatrin antik te Durresit por dhe ne bregdetin e qytetit Te shoqeruar edhe nga Kryeministri i zgjedhur Edi Rama arkitektet dhe urbanistet e huaj kane pare me syte e tyre situaten ne te cilen ndodhen keto dy zona mjaft te rendesishme per zhvillimin e turizmit Ata kane shkembyer mendime te vlefshme me Kryeministrin e zgjedhur Rama por edhe me ekspertet qe i shoqeronin per menyrat se si mundet qe keto pika nevralgjike te transformohen rrenjesisht ne funksion te rikthimit te vlerave te tyre te verteta per ti kthyer ato ne nje industri qe do te prodhoje punesim dhe mireqenie Ne perfundim te vizitave te qytetin e Durresit kryeministri i zgjedhur Edi Rama ne nje prononcim per mediat u shpreh Nje Konference per territorin dhe ekonomine Nje hapesire diskutimi me arkitekte urbaniste artiste dhe ekonomiste financiere menaxhere ku do te ballafaqojme ide do te marrim opinione sugjerime Rama eshte shprehur se prioritet eshte goditja pa kompromis e ndertimeve informale ne bregdet por njekohesisht edhe nisja e punes intensive per nje zhvillim harmonik te qendrueshem ekonomik social dhe urban ne funksion te nje turizmi i cili nuk mund te bazohet me ne shifra te sajuara apo duke u ngushelluar me prurjet qe vijne natyrshem drejt bregut por qe duhet te kthehet ne nje industri per te prodhuar punesim dhe te mira materialep
br styleclearboth