Rama: Hapësirë e re argëtuese për qytetarët e Patosit

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Në Patos është drejt përfundimit puna për lulishten dhe parkun e lojërave, një investim i bashkisë për komunitetin.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky investim, i cili do ta transformojë këtë zonë në një hapësirë të re, tërheqëse dhe argëtuese për të gjithë qytetarët.
Rehabilitimi dhe rikonceptimi i lulishtes pranë stadiumit në Patos do të ofrojë hapësira moderne dhe të përshtatshme për kalimin e kohës së lirë në mënyrë produktive.
Ky është një tjetër investim i pushtetit vendor që i shtohet investimeve publike në Patos, të cilat synojnë të përmirësojnë jetën e komunitetit.
/m.m/j.p/