Rama: Hetimi tërësor i zgjedhjeve mbyll bojkotin
“Kjo është gjithçka kërkojmë dhe jam i lumtur të them se me Presidentin Soares ramë gjithashtu në një mendje që hetimi parlamentar as mund të kufizohet e as mund të kushtëzohet”, theksoi Rama, duke shtuar se opozita shpreh vullnetin për të ndërprerë bojkotin, nëse hetimi i zgjedhjeve do të jetë i plotë.
“Demokracia shqiptare nuk është në krizë, sepse opozita është në bojkot. Ne jemi në bojkot sepse demokracia është në krizë. Dhe fundi i kësaj krize fillon me transparencën e plotë, tërësore, të pakufizuar e të pakushtëzuar të zgjedhjeve. Jo për të ndryshuar rezultatin po për të shembur sistemin e korrupsionit elektoral”, tha më tej kryesocialisti.