Rama: Holanda, pro hapjes së negociatave! Rutte: Keni bërë progres!

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu u tij holandez Mark Rutte po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Duke e cilësuar vizitën e tij të veçantë, zoti Rama theksoi se Holanda është pro mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare.“Ky është një moment shumë i veçantë, që të kemi sot këtu në Tiranë kryeministrin Mark Rutte. Iu desh të fitonte katër palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Kjo ndodh edhe në një moment shumë pozitiv në marrëdhëniet tona, mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Holandës dhe dy qeverive kur Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjes së konferencës së parë ndërqeveritar” tha kryeministri Rama.
Nga ana tjetër Kryeministri i Holandës Mark Rutte deklaroi se Shqipëria ka bërë progresin e duhur për negociatat. Rutte tha se ka ardhur koha për të qenë të drejtë e për të ecur përpara. “Ju dhe unë kemi ndërtuar një miqësi gjatë ditëve, por është më mirë të mos debatojmë por të punojmë bashkë. Jam i gëzuar që kemi hedhur hapin e parë për në Be për të nisur konferencën. Do vizitoj dhe maqedoninë, duhet të jemi rigorozë dhe të drejtë dhe ju keni bërë kaq shumë përparim. Duhet të fillojmë zyrtarisht këto negociata për të qenë të drejtë. Të ketë diçka gjatë rrugës që do ecim përpara, jam i lumtur për faktin që të 2 vendet po zhvillojnë një lidhje të thellë, me eksporte… Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Këto kompani po punojnë të bëjnë më shumë biznes në këto vende.