E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri i Holandës Mark Rutte vizitë në Tiranë, mbështetje për integrimin

Kryeministri Holandës Rutte ka nisur një tur takimesh në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Të mërkurën ai do të qëndrojë për disa orë në Tiranë.
Rutte do të pritet nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të dali në një konferencë për shtyp. Në vemendje do të jenë problemet e integrimit. Rute pritet që të rikonfirmojë edhe një herë mbështetjen e Holandës për Shqipërinë në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. 

Ministria e Jashtme holandeze në Qershor 2021 vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke nënvizuar se “Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, duke shtuar se “Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë duhet të ndodhë sa më shpejt”.

Po ashtu Ministria e Jashtme e Holandës theksoi se: “Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.

Mark Rutte mban postin e kryeministrit që prej vitit 2010. Ai është udhëheqës i partisë politike “Partia e Popullit për Liri dhe Demokraci prej vitit 2006.

Agjenda e vizitës së kryeministrit të Holandës, Mark Rutte në Shqipëri:

11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes pranë Kryeministrisë

11.30 – Takimi i homologëve Rama-Rutte

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri

12.30 – Konferencë për shtyp e kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Holandës, Rutte

14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetësimit në një qendër teknologjie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›