Basha këmbëngul : Përmes vettingut të pastrohet politika!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe kjo për shkak se qeveria është e korruptuar.
Hallet e njerëzve, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe përmes vettingut të pastrohet politika, shkruan kreu i opozitës në Twetter. Sipas Bashës, ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve duhet të largohen. “Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkurruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish”, shkruan në twitter kryetari i Partisë Demokratike.