Rama: Integrimi nuk po pengohet nga imuniteti, por nga keqqeverisja
Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar në Twitter pas daljes publike të sotme të kryeministrit Berisha. Rama ka akuzuar qeverinë se nuk përmbush dot detyrimet e saj, duke penguar hyrjen e vendit në BE.
Sa më shumë Saliu flet për imunitetin aq më shumë mendoj se duhet të jesh vërtet shumë budalla për të besuar se thotë të vërtetën!… S’është imuniteti që pengon hyrjen tonë në BE, po qeverisja që spërmbush dot detyrat e BE, institucionet e kapura dhe mungesa e shtetit ligjor. Nuk është as opozita që e bllokon integrimin, po është qeveria që fajëson në kor opozitën për të justifikuar dështimin e vet me integrimin, shkruan Rama në Twitter.
24 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Rama: Integrimi nuk po pengohet nga imuniteti, por nga keqqeverisja burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip