E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Invalidet prioriteti yne

Partia e personave me aftësi të kufizuar , pjesë e koalicionit për Shqipërinë Europiane, prezantoi kandidatët për deputë. Edi Rama pjesëmarrës në këtë aktivitet tha se qeveria ia hoqi të drejtën personave me aftësi të kufizuar për të shprehur mendimin e tyre në rastet kur duhej ta dëgjonte zërin e tyre.

"Ne jemi të angazhuar, që në 100 ditët e para të qeverisjes sonë ta rikthejmë në fuqi ligjin që sanksionon se asnjë vendim dhe asnjë ligj rreth jush nuk do të merret pa ju, pa ju dëgjuar, pa u konsultuar dhe pa bashkëbiseduar me ju", tha Rama. Kreu i PS-së u angazhua për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në administratën qeverisëse të pas 23 Qershorit. "Unë nuk ju premtoj që me fitoren e Partisë Socialiste dhe me krijimin e Qeverisë tonë ferri juaj do të bëhet parajsë brenda katër vjetësh. Unë nuk ju premtoj asnjë mrekulli, por ju premtoj se nuk do t'ju tradhtoj kurrë", tha Rama. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›