Rama: Ish-të përndjekurit, viktima të një gënjeshtre
Kryetari i Partisë Socialiste i ka cilësuar ish-të burgosurit politikë, të cilët protestuan dje para selisë rozë, si viktimat e një gënjeshtre. Ndodh që thuhet një gënjeshtër zyrtare, që në të gjithë autopolantet dhe ekranet të përsëritet dhe të kthehet në një të vërtetë të imponuar që keqpërdoret, - theksoi Rama. Kam shumë respekt për ish-të përndjekurit politikë dhe i kam falur pasi janë viktima të gënjeshtrës së djeshme, por u bënë zëdhënësit e gënjeshtrës së sotme, - theksoi Rama, duke shtuar se ata nuk kanë përfituar asgjë, por janë mbajtur në këmbë me energjinë e negative. Gjithashtu Rama akuzoi Kryeministrin Berisha se ishte ai, që i kishte thënë se nuk duhet të nxirrej llumi i të burgosurve.