E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ja dhe sot, live Bënja “e shkatërruar” për të cilën duhet protestuar

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga zona e ujërave termale të Bënjës, në Përmet, duke vënë në dukje ndryshimet e realizuara pas investimeve në këtë destinacion turistik.

Në fotot e publikuara shfaqen vaskat termale dhe infrastruktura përreth, përfshirë parkimin dhe rrugët e rehabilituara, të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm aksesin për vizitorët në zonë.

“Ja dhe sot, live, Bënja e shkatërruar për të cilën duhet protestuar (dhe ende puna s’ka mbaruar)”, shkruan Rama në postimin e tij.

Sipas pamjeve të ndara nga kryeministri, ndërhyrjet në zonë kanë synuar rritjen e standardeve të shërbimit dhe lehtësimin e qasjes së turistëve, duke e kthyer Bënjën në një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit natyror dhe termal në vend.

Zona e Bënjës vijon të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj, falë kombinimit të ujërave termale natyrore dhe përmirësimeve infrastrukturore që kanë rritur atraktivitetin e saj turist.

1 nga 14

/e.xh/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›