E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ja sesi do ta zgjidhim çështjen e pronës. Saliu izoloi turizmin detar

rama-bisedeVlorë- Kreu i opozitës, Edi Rama ka prezantuar sot paraprakisht planin me tre pika me të cilin qeveria socialiste do të zgjidhte problemin e pronës në Shqipëri nëse diton zgjedhjet e 23 qershorit.

Do të zgjidhim çështjen e pronës në tre drejtime: 1. Pronarët duhet të marrin atë që u takon e aq sa ështe e mundur të marrin pas kaq vietsh çorodi e lëmshash. Me peonën ne do të jemi transparentë, një komision fuqiplotë me mandatimin e parlamentite do të bazohemi tek kopja originale e pronësisë që do ta marrin të plotë nga një vend mik e do të shikojmë tërë lëmsh e linë që ka bërë Saliu në 1992-in e më tej. E pastaj filluan manipulmet  e falsifikimete familke të cilat vijnë nga mali na dalin pronarë në bregdet. E këto të bregdetit mbeten me gisht në gojë. Ne do ti kthejmë popullit ato prona që janë marrë padrjetësisht sidomos në bregdet pa qenë kurrë kërkush pronar. Ato që njëherë janë paguar nga parardhësit e janë paagur njëherë e një kohë, por që sot si merrnin dot. Ose do ti kompesojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Por ama ta kenë të qartë.

2. Çertifikatën e pronës atij që e punon, këtu e 18 vjet. E i është premtuar letra. Se meriton të jetë skllav i kësaj maskadare që vazhdon vetëm për të fituar një grusht njerëzish. Tokë bujqësore të papunuar më në Shqipëri nuk do të lëmë derisa metri i fundit të punohet.

3. Legalizimet. Do ti bëjmë. Sdo të lëmq më njerëzit që kanë ndërtuar shtëpia për tu strehuar atje për një jetë më të mirë që të vazhdojnë të rrinë në ajër. Që të bëhet kapital aktiv. Për të gjithë bregdetin shqiptar. Agjenci Kombëtare të Bregdetit e do të bëjmë një ligj të posaçëm për vijën bregdetare. Vetëm ne jemi në Mesdhe që jetojmë në mes të kësaj mrekullie e  hamë bukë me kos në darkë. Ku deti sështë në ekonomi fare. E bëri si govatë që të mësojë not vetë.

Rama tha se mungesa e ujit e bën me turp Shqipërinë, e se arkitektër më të mëdhenj të botës do të punojnë me vijën tonë bregdetare.

Duke folur nga Orikumi, Rama tha se me qeverisjen socialiste do të marrë fund maskarada me pronën që kanë bërë parardhësit e tij në PS dhe qeveria Berisha.

Banda e grabitqarëve të ardrur këtu për tju rrëmbyer tokat për të ndërtuar e bërë para, jo vetëm në kurriz të barnorëve në kurriz të të gjithë e vendit. Duke e shëmtuar këtë zonë të mrekullueshme ku prej 20 e ca vitesh ska asnjë plan e projekt zhvillimi të qëndrueshëm e sesi kjo mrekulli e Zotit apo e natyres të kthehet në pasuri për kombin tonë.

Novoselë e Lumit të Vlorësgjithë ky territor që është pasuri e madhe që ka dhënë Perëndia apo Natyraështë në rrënim për shkak se përfaqësuesit tuajnuk janë mbështetur. E se e vërteta historike e këtij tranzicioni është se PS-ja më parë e ajo e Saliur më pas nuk bënë asgjë për këtë territor. PS-ja sbëri asgjë se vlonjatët i kemi në xhep e Lumi e Vlorës e Labërinë në xhepe votën e kemie sot të gjithë e dinë se nga Saliu ska çfarë peet Vlroa fare. Se Saliu nuk e harron Vlorën, por edhe Vlora do ta rikujtojë Saliun se në Vlorë ka borxhe të pashleyshme me historinë. Po ata më parë ça bënë? Asgjë. E sot Vlora është e izoluar nga pjesa tjëtër e historisë, ska rrugë. Lloj rrugësh e distancash e gjerërish,-tha Rama.

Vijon…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›