Festa e Fëmijëve, Berisha: Gjithçka për lumturinë. Rama: Kushte më të mira
Tiranë/Vlorë- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve apelohet për respektimin e të drejtave të tyre e për një mirëqenie sa më të mirë.
Me rastin e 1 Qershorit uroi edhe çifti Berisha, i cili mori pjesë në një ekspozitë të krijuar nga fëmijë me nevoja specifike, të komunitetit rom dhe jetimë.
Gëzuar 1 qershorin e qofshin përherë të lumtur e të shëndetshëm. Kemi fëmijë nga komunitete të ndryshme, me zhvillime të ndrishme e nga rrethe të ndryshmeKanë ngritur një ekspozitë shumë të bukur e vërtetë shumë të veçantë që kërkon mbështetjen dhe solidaritetin tuajFlet shumë, përcjell shumë energji e ngjall e përcjell mesazhe e ndjenja që të na thithin në botën e madhe të këtyre fëmijëve të vegjëlDuhet ti ndihmojmë këta fëmijë se arti i ndihmon shumë në psiqiken e zhvillimin e shëndetshëm të tyreNe duhet të punojmë shumë që ti ndihmojmë të shohin shpresë. Flet me gjuhën e përbashkët të artit. Kushdo do ta bënte të veten këtë punim, jo vetëm do sillte gëzime e vlerësim të punës dhe veprës së fëmijëve, por do ta kishte edhe në koleksionin e tij një vepër të veçantë,-tha zonja Liri Berisha.
Shqipëria të ndërtohet siç kanë këta të bukur ëndrrën e tyre. Të bëjmë gjithçka për një të ardhme të sotme e të tashme që këta fëmijë meritojnë. Sot rriten të lirë, por kjo sdo të thotë se skanë vështirësiJemi të aftë të kemi mundësi të bëjmë gjithnjë e më tepër për taEdukimim dhe kushte më të mira Do të jetë më i madh angazhimi,-tha në fjalën e tij kryeministri Berisha.
Rama me jetimët në Vlorë: Brenda mandatit, tableta në gjimnaze
Në këtë ditë kreu i opozitës, Edi Rama festoi më fëmijët jetimë të jetimores së Vlorës, të cilëve u shpërndau edhe dhurata me rastin e 1 Qershorit.
Rama në fjalën e tij premtoi se do të bëjë gjithçka nëse vjen në pushtet për ti shërbyer një rritje sa më të mirë të brezit të ri.
Gëzuar 1 qershorin! Zotohemi që do të bëjmë shumë më tepër për ta, për të gjithë fëmijët e Vlorës. Për të gjithë fëmijët që kanë nevojë shumë për kushte më të mira, çerdhe, kopshte, shkolla, lagje kanë nevojë për hapësira dhe për aktivitete që ti shërbejnë mirë rritjes së tyre,-tha Rama.
Kreu i opozitës tha se në Brenda mandatit të ardhshëm, nëse PS-ja fiton qeverisjen do të pajisë më tableta gjimnazistët e të gjithë vendit, për një mësimnxënje sa më efiçente që do të zëvendësojë edhe librat.
Kemis jelë disa dhuarta. Tableta të vogla se fëmijët i mësojnë vetë. Si të re shumë të rëndësishme për shkollën. Duam Brenda katër viteve të ardhshme shkollat e mesme dhe dalëngadalë edhe shkollat 9-vjeçare të fillojnë të pajisen deri në fund me tableta, e objektiv është të arrijmë deri në heqjen e librave e mbajtjen e këtye tabletave edhe për mësimdhënien,-tha Rama.
Gjatë ditës së sotme do të ketë një sërë aktivitetesh me rastin e 1 Qershorit në të gjithë vendin.