E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupat në Çad,niset kontigjeti i tretë

Niset për në Çad kontigjenti i tretë i trupave paqëruajtëse. Në Regjimentin Komando në Zall-Herr u zhvillua ceremonia për përcjellen e trupave ushtarak ku të pranishëm ishin zv.ministri i Mbrojtjes Arjan Starova, zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, kundëradmiral Kristaq Gerveni, komandanti i Forcës së Bashkuar gjeneral brigade Agim Lala, zv.ambasadori francez në Tiranë, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë. Në fjalën e tij zv.ministri i Mbrojtjes Arjan Starova ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë ceremoni të veçantë, dhe u shprehu trupave të kontigjentit të 3-të falenderime dhe mirënjohje për misionin që ata do të nisin së shpejti në ruajtje të paqes dhe sigurisë në Çadin e largët.
Kontigjenti shqiptar do të jetë nën komandën franceze, në kuadër të misionit paqeruajtës të OKB. Ai ka në përbërje të tij 63 ushtarakë, nga të cilët 9 oficerë, 25 nënoficerë dhe 29 ushtarë profesionistë dhe do të zgjasë 6 muaj. Detyrat kryesore të kontigjenit shqiptar do të jenë: ruajtja dhe sigurimi i Kamp «Europa», shërbime në vendroje, ruajta e depove të armatimit, sigurimi i bazës logjistike «SOTEC», sigurimi dhe shoqërimi i personelit të UN-së etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›