Rama: Javën tjetër protesta, në Kuvend për transparencë

Që nga java e ardhshme, Partia Socialiste do të nisë protestat dhe do hyjë në parlament vetëm për transparencë. Kjo ka qenë deklarata e kreut të PS-së, Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së. "Që nga java e ardhshme ne do fillojmë protesta dhe do i ftojmë të gjithë në protesta", tha ai. Sipas Ramës, mazhoranca hodhi poshtë ofertën e PS-së që do të sillte zgjidhje të krizës. Ai theksoi se kryeparlamentarja Topalli dhe kryeministri Berisha ngritën një Kuvend një Komision Hetimor të pakuptimtë. Kreu i PS-së, theksoi se zgjidhja e krizës gjendet vetëm në kutitë e 28 qershorit. "Ndaj beteja jonë për kutitë do të vazhdojë", pohoi ai. Rama tha vendi është në krizë, pasi qytetarët blenë më pak ushqime dhe paguajnë fatura të energjisë më të larta.