Rama: Protesta, në Kuvend për transparencë

30 prilli do jetë dita e e parë e protestës së PS-së, protestë që do bashkojë kauzën e numërimit të votave me problemet ekonomike të shqiptarëve. Në fjalën e tij në hapje të Asamblesë Kombëtare të PS-së, kryesocialisti Rama tha se që nga java e ardhshme PS do fillojë protestat , ku do protestohet për transparencë të zgjedhjeve, por edhe për problemet ekonomike të shqiptarëve, që sot nuk paguajnë dot faturat e energjisë, nuk blejnë dot ilaçe e ushqime.
Rama ka zbardhur edhe strategjinë e PS-së ndaj Kuvendit, sipas së cilës PS do shkojë në Kuvend dhe do qendrojë vetëm për të kërkuar rinumërimin e votave. Sipas Ramës, mazhoranca hodhi poshtë ofertën e PS-së që do të sillte zgjidhje të krizës. Ai theksoi se kryeparlamentarja Topalli dhe kryeministri Berisha ngritën një Kuvend një Komision Hetimor të pakuptimtë. Kreu i PS-së, theksoi se zgjidhja e krizës gjendet vetëm në kutitë e 28 qershorit. "Ndaj beteja jonë për kutitë do të vazhdojë", pohoi ai.
Punimet e Asamblesë së PS-së po vijojnë me dyer të mbyllura.