Rama Jo vetem imuniteti

Gjatë një konference për mediat kryetari socialist Edi Rama foli për
qendrimin e opozitës mbi imunitetin dhe ndryshimet kushtetueste të
nevojshme sipas tij.
"Ne besojme po ashtu që ndërhyrja në Kushtetutë, për kufizimin e imunitetit nuk duhet të kufizohet vetëm tek çështja e imunitetit, sepse muri që mbron të korruptuarit sot në Shqipëri, nuk është imuniteti kushtetues, por pushteti politik që ka kapur dhe po e mbyt drejtësinë. Të gjithë e dimë si kanë shkuar gjërat për rastet më të rënda të korrupsionit në nivelin më të lartë qeveritar. Ne jemi të bindur se është koha për një debat shumë serioz dhe padyshim për një ndërhyrje serioze në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë", tha Rama
Sipas tij, 'zgjedhja e një presidenti tërësisht të njëanshëm e ka bërë të fortë bindjen tonë, se drejtësia në Shqipëri mund të degradojë edhe më keq'.
"Nëse ka një farë progresi më integrimin në këtë vit politik, që po mbyllet e ky është padyshim suksesi në letër, jo në zbatimin e ligjeve, ky progres ka të bëjë vetëm me atë pjesë të rekomandimeve, ku opozita ka patur edhe ajo një rol. Sot problemi i Shqipërisë nuk janë sipërmarrësit, që janë zgjedhur deputetë në opozitë, por Kryeministri dhe ministrat që janë bërë sipërmarrës në pushtet. Kanë vjedhur në 7 vjet, sa ç'nuk është vjedhur në gjithë historinë 100-vjeçare të shtetit shqiptar. Të tëra qeveritë të marra së bashku nuk e kanë bilancin e vjedhjeve dhe grabitjeve të njëjtë me bilancin e grabiteve dhe vjedhjeve të këtyre shtatë viteve", tha Rama.