E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Jozefina kap për zhelesh Kushtetutën

TIRANE - Kryetari i PS-së Edi Rama reagoi në lidhje me debatin e zhvilluar në Kuvend për votimin e anëtarit të ri të KLD-së. Në një mesazh të shkurtër në rrjetin social “Twitter”, Rama akuzon kryetaren e Kuvendit për shklejn e Kushtetutës dhe rregullores së Parlamentit.

“Shiheni Jozefinën, kandidaten për Presidente, se si kap për zhelesh Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit nga maja e parlamentit të Ruzhdies!”- shkruan Rama.

Më tëj kryesocialisti komenton edhe deklaratën e kreut të grupit të PD-së duke e akuzuar se bën atë që i thotë kryeministri Berisha: “Patozit mos i'a vini re, thotë ato që i thonë, s'ka c'bën se tjetër punë s'bën dot, ruan delet e Saliut në parlament për një pjatë përshesh...”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›