E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Jozefina kërkonte kurban-kongres, por nuk i doli. Të enjten ço dikë të blejë librin

Share

Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e kryeparlamentares Topalli, e cila gjatë urimeve në Komunitetin Mysliman, edhe pse festa e Bajramit, nuk ka ngurruar të sulmojë opozitën, duke thënë se ishte një kongres-kurban, duke iu referuar titullit të librit të Ramës.

Rama ka thënë se Jozefina kërkonte që kongresi i PS-së të ishte kurban, po nuk ja doli. Ai e ka ftuar atë me ironi që të blejë librin e tij të enjten, port ë çojë dikë tjetër në librari, pasi nëse shkon vetë, bllokon trafikun.

Kurbankongres Jozefinë? Ashtu do ta doje po s’të doli! Të enjten në librari. Ço dikë ta bleje jo vetë, se bllokon trafikun me eskortën tren, ka shkruar Rama në Twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›