Buxheti, Berisha:Kontroll të borxhit, deficitit dhe inflacionit
Kryefjala e kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ishte buxheti për vitin 2012 dhe prioritetet e tij. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë theksoi se buxheti 2012 ka të përcaktuar mirë tre objektivat si kontrollin rigoroz të borxhit, deficitin buxhetor në ndër më të ultit në hapësirën europiane dhe inflacionin e kotrolluar.
“Ne gjetëm një borxh 72 përqind të prodhimit të brendshëm, erdhën në pushtet kur huatë përdoreshin për të paguar rrogat dhe pensionet. Ne në sajë të reformave ekonomike dhe funskionimit të tyre ia kemi dalë që duke ulur boxhin deri në 60 përqind duke mbajtur një deficit të standarteve të europiane, një nga inflacionet më të kontrolluara në eurozonë, ia kemi dalë të dyshishojmë rrogat dhe pensionet” ka theksuar Berisha.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se qeveria ia ka dalë të rindërtojë mbi 9 mijë km rrugë si dhe të mbështesë fuqishëm Shqipërisë dixhitale.
“Jemi të previligjuar se do mund të mbështesin fuqishëm axhendën tonë politike, objektivat tona politike. Edhe këtë vit që vjen Shqipëria do listohet ndër më të paktat vende që do rrisin rrogat dhe pensionet. Kjo është një politikë konstante por me një çmim të padiskutueshëm. Nga vjet deri në këtë vit fatura rritet me 80 milionë dollarë. Rritja e pensioneve përbën një domosdoshmëri të madhe. Vështirësitë e pensionistëve janë serioze por çdonjëri prej tyre e ka të qartë se kurrë nuk janë rritur pensionet si këtë vit” ka shtuar më tej Berisha.
Ndërsa e ka cilësuar modelin ekonomik të Shqipërisë si mjaft të suksesshëm, kryeministri Berisha premtoi se s`do ketë rritje taksash për biznesin. “Sistemi ynë ekonomik është suksesi i konfirmuar dhe certifikuar nga institucionet ndërkombëtare. Ne do bëjmë çmos ta konsolodjomë më tej atë” ka shtuar më tej Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se disa nga prioritetet e buxhetit të vitit 2012 do të jenë edhe infrastrukatura rrugore, teknologjia e informacionit siç është edhe projekti “Shqipëria dixhitale” dhe projekti Shqipëria, kopshti më i madh në Europë.
Kryeministri Berisha ka ironizuar edhe Kongresin e Partisë Socialiste duke e paraqitur si një autobus që po ecën para drejt etërve të socialistëve.
“Autobusi po ecën para drejt etërve. Dua ti garantoj se nuk do të ketë në atë drejtim as etër e as bij. Jo, sepse shqiptarët janë ndarë nga ata. Jozefina kishte të drejtë kur e cilësoi Kurban kongres. Ngaqë u mblodh natën e Bajramit. Jo, nuk ishte ashtu sepse në doktrinë e shenjtëri, kurbanin duhet ta pranojë i gjithëfuqishmi. Ti mund të mendosh por të quhet kur pranohet. Po nuk tu pranua të shkon kot. Në listën që ka shanse të pranohet UFO-t janë përjashtuar plotësisht. Zoti UFO nuk pranohet” ka shtuar Berisha.