E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, Berisha: Rritje rrogash, jo shtim takse

TIRANË- Rritje rrogash e pensionesh, vazhdim i investimeve sipas premtimit të qeverisë, ulje e borxhit publik, mbjatje nën kontroll e fedicitit dhe inlfacionit dhe asnjë shtesë takse. Këtë premtim ka bërë kreu I qeverisë, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PD-së.

Në këtë mblehdje dhe deri në mesin e dhjetorit kryefjala e gjithë veprimtarisë sonë si maxhorancë do të jetë buxheti 2012. Si ju kisha njoftuar, ky buxhet do të jetë më i madh që qeveria shqiptare ka paraqitur në parlament dhe që ju keni votuar deri sot. Ndërkohë që në buxhetin që do votoni dhe diskutoni kujdesi kryesor i qeverisë ka qenë respketimi i përparësive të kësaj maxhorance. Mbështetja e politikave të shpallura, si më prioritare- tha Berisha.

Sipas tij, ne në sajë të reformave ekonomike maxhoranca ia ka dalë që duke ulur borxhin nën 60%, duke mbajtur deficit të standardeve më të mira në BE, duke kontrolluar inflacionin të mbidyfishojë rrogat, të dyfishojë pensione, rrogën mesatare, minimale, të asfaltojë, ndërtojë mbi 9 mijë km rrugë dhe të mbështesë fuqishëm Shqipërinë dixhitale.

Kusht themelor do të jetë kontrolli rigoroz të borxhit, dificiti buxhetor dhe inflacioni i kontrolluar. Duke përcaktuar tre objektivat jemi shumë të privilegjuar se do mund të mbështesim fuqishëm axhendën tonë politike. Edhe këtë vit që vjen Shqipëria do të listohet në më  të paktat vende që do rrisin rrogat dhe pensionet, kjo është politikë konstante jona me cmim të padiskutueshëm. Grantoj biznesmentë se nuk do të ketë shtim të taksave- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›