E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama KQZ seksion i PD-se

Kryesocialisti Edi Rama gjatë një konference për shtyp u shpreh se kjo KQZ, përfshi Kolegjin Zgjedhor, nuk do të mund ta tjetërsojnë verdiktin e popullit në 23 qershor.

"KQZ-ja nuk është një institucion i pavarur, ka dalë nga korniza ligjore, është një organizatë partie, një seksion i Partisë Demokratike, i mbajtur ashtu me dhunë, le ta mbajnë. As KQZ-ja e Lefterisë dhe as Kolegji Zgjedhor i Saliut, nuk do munden dot të përmbysin vullnetin sovran të popullit shqiptar që do të shprehet përmes një fitoreje të thellë, të qartë, bindëse dhe ata thjesht do të bëjnë certifikimin formal të asaj fitoreje, e cila do të shkojë në segmentin Zgjedhjet 2013Mediu: Të vazhdojmë rrugën e EuropësMoisiu: Zgjedhjet në rrezik Meta: Berisha braktisi Dibrën midis 77-80 deputetëve. Të pavarurit janë funksion i Saliut, me apo pa dashje, me apo pa vetëdije, sepse çdo votë është një votë që buron nga kundërshtia për Qeverinë dhe që nuk shkon në koalicionin tonë, është një votë e çuar dëm, nga e cila përfiton vetëm pushteti", tha Rama. Ndërsa lirimin nga detyra të tre gjeneralëve Rama e cilësoi si një veprim brutal në vazhdën e rrënimit të Ushtrisë. Legalizimet, Rama: Çështje e rëndësishme Premtimet për legalizime pronash në komunën Kashar nga PD, Rama e quajti propagandë dhe për këtë sipas tij kjo Qeveri duhet ndëshkuar me votë. "Në dorë kam një pusullë që e shpërndan Komuna e Kasharit dhe që i thotë njerëzve që të thërrasin një person të caktuar që t'ju legalizojë shtëpinë dy javë para zgjedhjeve. Çështja e legalizimeve është pjesë e çështjes së pronës.Jemi të vetëdijshëm që çështja e pronës është një çështje shumë e rënduar në vite dhe duhet zgjidhur me patjetër nëse duam një Shqipëri të zhvillohet normalisht.Nëse nuk zgjidhet çështja e pronës, çdo program apo fjalim për zhvillimin është propagande.Unë besoj se kjo qeveri duhet ndëshkuar me votë se e ktheu çështjen e pronës në propagande dhe nuk bëri asgjë për ta zgjidhur. Çështja e legalizimeve është pjesë e çështjes së pronës", tha Rama. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›