Rama: Kandidatët e PS pa precedentë penalë, u kërkova dëshmi penaliteti
TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot se kandidatët e Partisë Socialiste janë të pastër nga cdo vepër penale. Deklarata u bë në emisionin televiziv “Opinion” ku i pyetur nëse si kryetar partie ka kryer verifikime nëse në PS ka persona me precedentë penalë, Rama u shpreh se “Kemi këkruar dhe kemi marrë dëshmitë e penaliteti për të qenë formalisht në rregull nga të gjithë ata që janë në skuadrën tonë të kandidatëve për deputetë”.
Ndërsa konstatimit se ‘Shqipëria renditet me kriminalitetin më të ulët në rajon’, kryetari i PS e cilësoi si gënjeshtër.
“Është gënjeshtër. Shqipëria për 100 mijë banorë ka 4 herë më shumë vrasje se sa vendet e BE-së. Shqipëria për 100 mijë banorë dhe për 4 herë më pak makina ka 4 fishin e aksidenteve në rrugë”.
Sipas kreut të PS, PD kur erdhi në pushtet realizoi disa goditje ndaj krimit por nuk i vazhdoi më tej.
“Në vitin e parë të qeverisjes, në të parin fare u shpreh një vullnet për t’i mbyllur rrugë krimit, por ai vullnet filloi dhe mbaroi aty. U realizuan disa goditje të lavdërueshme. Po nuk u ndërtua një goditje institucionale, por u ndërtua një çetë që e ka sjellë rendin në rrënim”.
Kurse pyetjes se “Supozojmë se bëhet një protestë e ngajshme me 21 janarit. Si do ta zgjidhte policia e rendit këtë situatë?’, kreu i PS tiu përgjigj se 21 Janari ndodhi si pasojë e veprimeve të policisë.
“Ato raportet e brendëshme ishin të fabrikuara për të justifikuar dhunën që u bë. Nëse ato raporte do kishin të vërteta do ishte gjetur një armë në bulevard. Me atë qëmtim që u është bërë demonstuesve dhe me gjithë ato arrestime, një copë revole do ishte gjetur. Nga ana tjetër, pas diskutimeve të gjera ajo që ndodhi atë ditë ishte ashtu siç ma panë edhe mua sytë, ngutje e policisë që shthuri turmën dhe gjithçka shkoi në kaos. Nëse do të ishte sjellë në rregull policia, nuk do ishte bërë ajo që u bë”.
Gjate emisionit televiziv, Rama dikskutoi dhe mbi programin e PS duke theksuar se drafti qe ai paraqet nuk është pamflet elektoral, por është një dokument që do hyjë në zbatim nga qeveria e ardhshme e majtë, pas 23 Qershorit.
(d.b/BalkanWeb)