E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në prag të zgjedhjeve, miraton rritjen e pagave dhe pensioneve

berisha-qeveria11Tiranë- Vetëm 10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa sot qeveria ka miratuar në parim vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Për shkak të fushatës elektorale mbledhja e sotme është mbajtur gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të ketë një rritje prej 6% të pagave, vendim që hyn në fuqi pas zgjedhjeve.

Ka disa ligje të pa miratuara, janë plot 44 vendime për tu miratuar. Sot do të miratojmë në parim rritjen e rrogave dhe pensioneve. Rrogat do të rriten deri në 6% dhe do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve. Ai nuk flet kurrë për rritje rrogash dhe pensionesh, ai flet thjesht do ul këtë taksë dhe do rrisë këtë taksë nga e cila lind vetëm kaosi ekonomik,- tha Berisha.

Një tjetër vendim i sotëm ka qenë dëmshpërblimi i rreth 1 mijë e 40 të përndjekurve, të cilët do të përfitojnë rreth 45 milionë dollarë.

Ky është detyrimi që ka qeveria shqiptare ndaj të përndjekurve politikë. Një proces që sigurisht do të donim të ishte më i shpejtë, por që ne nuk e kemi lënë kurrë. I garantoj të përndjekurit se brenda afatit ligjor, qeveria do të zbatojë ligjin me përpikmëri. Amendimet e kërkuara do të bëhen. Në Parlament pati debate të mëdha. Madje në Parlament pati tendenca nga pala tjetër për tu përdorur kjo për qëllime shumë të këqija”,- vijoi ai.

Më tej kryeministri u shpreh se qeveria do vazhdojë me vendosmëri për dëmshpërblimin me normën më të merituar të këtyre njerëzve të fjalës së lirë, ‘që u martirizuan për së gjalli në burgjet dhe kampet e një regjimi barabar’. Këshilli i Ministrave vendosi gjithashtu edhe për rimbursimin e TVSH-së me para në dorë për të gjitha makineritë, që fermerët do të blejnë brenda vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›