SARAJEVË – Serbët e Bosnjë-Hercegovinës shpallin ministren gjermane “persona non grata” pas sanksioneve

SARAJEVË, 5 prill /ATSH/- Qeveria e Republikës autonome Serbe të Bosnjë-Hercegovinës shpalli dje ministren gjermane, përgjegjëse për Evropën dhe Klimën në Ministrinë e Jashtme, Anna Luehrmann “persona non grata” dhe e ndaloi atë të vizitonte rajonin – si hakmarrje ndaj sanksioneve të Gjermanisë kundër udhëheqjes separatiste serbe të Bosnjë-Hercegovinës, sipas “Reuters”.
Luehrmann, tha të enjten se Gjermania dhe Austria do të ndalonin hyrjen e liderit separatist serb të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik dhe të dy ndihmësve të tij më të afërt në territoret e tyre, duke e akuzuar atë për kërcënim të sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës dhe rajonit.
Ministrja gjermane e bëri njoftimin në një deklaratë të përbashkët me ministren e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl Reisinger gjatë një vizite në kryeqytetin boshnjak të Sarajevës.
Dodik, presidenti i Republikës autonome Serbe (RS) të Bosnjë-Hercegovinës, ka shkaktuar një krizë kushtetuese duke sfiduar vendimet e të dërguarit ndërkombëtar – roli i të cilit është të parandalojë që shteti multi-etnik ballkanik “të rrëshqasë” sërish në konflikt. //a.i/