E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Kemi mësuar që me BE-në mos kërkojmë kurrë datë, duhet të jemi gjithmonë gati

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Në Luksemburg u zhvillua sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian -“Tregu i Brendshëm”.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren për Zgjerimin e BE Marta Kos, Radoslaw Sikorski, ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, vend i cili mban edhe presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, u pyet nëse ka një datë tjetër për çeljen e grup-kapitullit tjetër gjatë presidencës polake.

Sikorski u shpreh se ‘kjo kërkon unanimitet, siç e dini për shembull për Ukrainën nuk kemi unanimitet, ndërkohë që për Shqipërinë po shkon më mirë, problemi me datat ose ke standarde ose ke data, nuk mund t’i kesh të dyja bashkë, të bëjmë maksimumin që të përshpejtojmë sepse populli i lirisë i takon perandorisë dhe në këtë rast vullnetarisht”.

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër u shpreh besimplotë se presidenca polake do të vijojë që të shtyjë gjerat përpara, ndërsa shtoi se është ëndrra jonë është të jemi pjesë e BE-së në 2030 dhe për këtë na duhet çdo ditë të punojmë pa reshtur.

“Kemi besim të plotë që presidenca polake do të vazhdojë të shtyjë gjërat përpara duke marrë në konsideratë atë se çfarë përmendi edhe Marta. Ëndrra jonë është të jemi pjesë e këtij unioni në 2030 ndaj plani është që të përmbyllim të gjitha negociatat në 2027, që është kohë shumë e shkurtër dhe na duhet që çdo ditë të punojmë pa reshtur dhe na duhet të kemi më shumë punë për të bërë”, tha Rama.

“Kështu që të gjithë anëtarët e ekipit të Shqipërisë që janë të lidhur me grup-kapitujt 2 janë këtu dhe mund ta imagjinoj, tashmë janë në stres sepse do të kenë shumë më tepër për të bërë. Por dua t’i falënderoj ata dhe të gjithë ata në ekip, sepse po punojnë çmendurisht dhe po japin rezultate deri tani. Ne e kemi pësuar në kurriz që me BE-në mos kërko kurrë një datë, por duhet të jesh gjithmonë gati për data, sepse ne jemi këtu për të dalë në takim me BE-në”, u shpreh Rama. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›