Pirdeni në Uashington: Shqipëria e para në rajon sipas OECD/SIGMA për menaxhimin e financave publike

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, mori pjesë në panelin “Rreziqet e korrupsionit në Prokurimin Publik – një qasje krahasuese ndërkombëtare”, që u zhvillua në kuadër të Forumit Global për Partneritet në luftën kundër Korrupsionit, organizuar nga Grupi i Bankës Botërore, në Uashington D.C.
Pirdeni ndau përvojën shqiptare me fokus zhvillimet aktuale në Shqipëri, vend i renditur i pari në rajon nga OECD/SIGMA në menaxhimin e financave publike.
“U përqendrova në nismën më inovative për modelin e mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, që do të nisë vitin e ardhshëm, si dhe forcimin e sistemit të certifikimit të të gjithë zyrtarëve publikë, në funksion të profesionalizmit, transparencës dhe integritetit në shpenzimin e parasë publike”, tha Pirdeni.
1 nga 4/r.e/