E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania mbërthehet nga rrezet e diellit, më të nxehat në 100 vitet e fundit!

BRITANI- Britania mbërthehet nga i nxehti i pazakontë duke shënuar sot ditën më të nxehtë të tetorit, në më shumë se një shekull.

Vetëm katër javë para se ora të prekë sezonin e acartë të dimrit, Britania ndodhet mes të një verë indiane si asnjë herë tjetër, ndërkohë që meterologët parashikojnë që i nxehti të vijojë edhe javën që po vjen.

Sipas metorologëve vala e të nxehtit është shkaktuar nga tensioni i lartë në lindje, e cila ka sjellë erërat e jugut nga Franca dhe Mesdheu.

Britanikët kanë vërshuar drejt parqeve dhe brigjeve për të shijuar rrezet e diellit, por dielli është treguar edhe më zemergjërë, pasi sipas autoriteteve vendase gjatë këtyre ditëve është rritur së tepërmi numri i vizitorëve, ndërkohë që këtë javë pritet një fluks i madh turistësh të huaj.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Britania mbërthehet nga rrezet e diellit, më të nxehat në 100 vitet e fundit!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›