E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Rama shofer autobusi, por s’ka patente

Ministri i Transporteve dhe kryesuesi i listes se kandidateve te Partise Demokratike ne Qarkun e Fierit, Sokol Olldashi e cilesoi programin e Rames si te papershtatshem per zhvillimin e vendit. Ne takimin e zhvilluar dje ne Cakran te Fierit, Olldashi tha se Rama vjen, premton pa dhene asgje konkrete. “Rama eshte shofer i autobusit mavi, por eshte shofer qe s’ka patente”,- tha Olldashi. Gjate fjales se tij, ministri Olldashi u shpreh se edhe pak dite e ndajne mazhorancen nga mandati i trete. “Edhe pak dite na ndajne nga mandati i trete, mandati i projekteve te medha dhe realizimit te investimeve”,- tha Olldashi. Ai u shpreh se Partia Demokratike eshte nje force qe ka treguar se ka cfare tu ofroje shqiptareve per nje jete me te mire dhe per zhvillimin e vendit. Me heret, ne takimin e zhvilluar ne Patos, ministri Olldashi e cilesoi kreun e PS-se, Edi Rama, si nje alternative qe eshte provuar me kohe ne drejtimi e Tiranes. “Rama eshte nje model qe shqiptaret e njohin mire dhe per kete arsye duhet ti thone jo ne 23 qershor. Sot patet autobusin ne Patos, erdhi dhe u tregoi perralla. Ai eshte nje model qe shqiptaret e kane pare, po e shihni dhe ju me modelin e qeverisjes se ujesjellesit tuaj, e thau per uje Patosin. Ky eshte modeli i Edi Rames dhe ky eshte modeli qe ju do t’i thoni jo ne 23 qershor”,- deklaroi Olldashi. Ministri shtoi gjate fjales se tij se vendit i duhet nje zhvillim i qendrueshem qe mund ta siguroj vetem Partia Demokratike dhe jo idete e pabesueshme te kreut te PS-se, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›