E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Korrupsioni shkaterroi Saranden

Nga Saranda ku është ndalur për të promovuar librin e tij “Kurban”, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka rivënë alarmin për shkatërrimin që po pëson ky qytet si pasojë e ndërtimeve pa kriter, cka ka cuar në betonizimin e plotë, sic tha ai “të kësaj perle të jugut të Shqipërisë”.

Duke drejtuar gishtin e akuzës nga gjyqtarët e këtij qyteti, zoti Rama theksoi se ata janë përgjegjës të plotë të masakrës që po ndodh duke u dhënë të drejtë ndërtuesve jo sepse kanë pas tyre të drejtën por sepse janë të zhytur në korrupsion.

Sipas kreut te opozitës apeli i pak kohëve më parë i kryebashkiakut Cipa ka rënë në veshë të shurdhër cka po e con Sarandën drejt vdekjes së plotë si qytet.

“Kush nuk e ka parë nuk e beson dot se çfarë po ndodh dhe ndërkohë ai vazhdon të marrë shuplaka pas shuplakash nga një gjykatë që është një bandë e mirëfilltë kriminale me qëllim fitimin”, tha Rama për Sarandën.

Jo vetëm Saranda por i gjithë territori shqiptar sipas zotit Rama po merr rrugën e një shkatërrimi pa kthim pas.

“Territori shqiptar ka dalë jashtë kontrollit të qeverisjes dhe është në mëshirë të fatit”, theksoi kreu socialist.

Gjatë fjalës së tij për librin “Kurban”, kreu i opozitës ironizoi edhe dy krerët krysorë të koalicionit qeverisës, kryeministrin, Berisha dhe kreun e LSI, Meta.

“Mua më vjen keq që edhe si lexues, pasi është i vetmi lexues që e ka lexuar librin por nuk thotë dot që e ka lexuar. Kurse për Ilirin e besoj që nuk e ka lexuar pasi ai nuk e ka me librin tim, por me leximin në përgjithësi. Kështu që do të ishte një mundim që t’i kërkoje ta lexonte kur ai nuk lexon libra”, tha Rama. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›