Rama: Kosova triumfoi duke besuar te liria, ashtu do të triumfojë edhe Thaçi

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Në Prishtinë zhvillohet sot në marshimi në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Me thirrjen “Liri për çlirimtarët”, kryeministri Edi Rama ndau momente nga procesi ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rama shprehu bindjen se ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij.
“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, tha Rama.
/m.m/a.f/