E Diel, 1 Nëntor 2026

ASHK vijon përmirësimin e regjistrit kadastral, specialistët në Piqeras

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon procesin e përmirësimit të regjistrit kadastral dhe saktësimit të hartave në territorin e Bashkisë Himarë, ndërsa këtë herë specialistët janë ndalur në fshatin Piqeras.

Procesi synon përmirësimin e të dhënave kadastrale dhe krijimin e një pasqyre sa më të saktë të pasurive të paluajtshme, përmes evidentimit dhe korrigjimit të të dhënave në regjistrin kadastral dhe hartat përkatëse.

Për realizimin e këtij procesi, ASHK ka kërkuar bashkëpunimin e banorëve të zonës, duke vlerësuar se kontributi i tyre është i rëndësishëm për identifikimin e saktë të pasurive, verifikimin e të dhënave dhe plotësimin e informacionit të nevojshëm.

Sipas ASHK-së, përmirësimi i regjistrit kadastral dhe saktësimi i hartave përbëjnë një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë juridike mbi pronën, shmangien e pasaktësive dhe ofrimin e shërbimeve kadastrale mbi bazën e të dhënave sa më të sakta.

Në fillim të kësaj jave, ASHK nisi edhe evidentimin derë më derë të banesave pa dokumentacion pronësie. Procesi nisi në fshatin Palasë dhe pritet të shtrihet më tej në zona të tjera rurale dhe urbane të vendit.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›