E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi: Shqiptaria marshon për lirinë dhe dinjitetin e atyre që luftuan për Kosovën

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi iu bashkua mesazheve në mbështetje të “Marshit për liri” që po zhvillohet sot në Prishtinë, duke theksuar sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Përmes një reagimi, Nufi u shpreh se “shqiptaria krejt marshon për lirinë”, duke vënë në dukje se mijëra qytetarë janë bashkuar në Prishtinë për të kujtuar ata që, sipas tij, u ngritën në ditët më të vështira dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Nufi theksoi se liria nuk është dhuratë, por rezultat i sakrificës, kujtesës dhe përgjegjësisë, ndërsa kërkoi respekt dhe dinjitet për ata që luftuan për Kosovën.

Në mesazhin e tij, ministri përmendi ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke i cilësuar si simbole të luftës për lirinë e Kosovës dhe duke shprehur mbështetje për rikthimin e dinjitetit dhe lirisë së tyre.

“Kjo sakrificë sublime s’duhet të harrohet kurrë”, shkroi Nufi, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektit për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për idealin e lirisë së Kosovës.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›