E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Krasniqi: Sfidat e përbashkëta integrimi dhe ekonomia

Lideri i opozitës në Shqipëri, Edi Rama, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thanë se sfida të përbashkëta para të dy vendeve janë zhvillimi ekonomik dhe integrimi në Bashkimin Evropian.
Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama, ka shprehur kënaqësinë e tij për "një perspektivë të qartë për Shqipërinë dhe Kosovën, si vende që shohin drejt Evropës dhe si një popull i cili do të integrohet mes popujve evropianë".
Zoti Krasniqi ka shprehur falënderimin për "mbështetjen që institucionet e Shqipërisë" i kanë dhënë Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›