Sheshi "Skënderbej", Berisha: Plani, të jetë objekt diskutimi

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur qëndrimet e qeverisë lidhur me sheshin "Skënderbej". Në një konferencë për shtyp Berisha theksoi se plani për sheshin është ndërtuar në bazë të konfliktit të interesit. Sipas tij projekti duhet të jetë objekt i diskutimeve më të gjera të grupeve të specializuara dhe studiot urbanisteke dhe arkitektuore duhet të thonë fjalët e tyre. Ai shtoi gjithashtu se plani duhet t'i nënshtrohet diskutimit të qytetarëve të Tiranës dhe në të gjitha qarqet akadamike.
Ndërkohë Berisha theksoi se shpreh shqetësim ndaj qëndrimit që kryebashkiaku Edi Rama po mban ndaj punimeve në sheshin "Skënderbej". Sipas tij qeveria nuk ka asnjë dëshirë dhe disponibiletet të marrë kopetencat e pushtetit vendor por e konsideron sheshin "Skënderbej" si kryesheshin e vendit dhe është e disponueshme të kontribuojë për rikostruksionin e sheshit.
"Qeveria ime e konsideron sheshin dhe bulevardin si asambël të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve të shpallur rreth 10 vjet më parë nga qeveria socialiste" theksoi Berisha duke shtuar se vendimi për ta cilësuar sheshin si monument kulture është marrë nga vetë Rama.