"START2", Berisha: Arritje historike për armët

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur sot firmosjen e traktatit të ri për kufizimin me 30 % të armëve bërthamore.
Kreu i qeverisë shqiptare e vlerëson këtë nënshkrim si një arritje historike në çështjen e armëve të shfarosjes në masë, që përbën dhe kërcënimin më serioz, për paqen, stabilitetin dhe qytetërimin botëror.
Sipas kryeministrit Berisha vlerëson se firmosja e kësaj marrëveshje nga presidenti i SHBA-ve Barak Obama dhe Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, është një kthesë thelbësore që dëshmon vullnetin e padiskutueshëm të SHBA-ve dhe të Rusisë, për të ecur drejt qëllimit final të një bote pa armë nukleare.
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe presidenti rus, Dmitri Medvedev, nënshkruan dje në Pragë një traktat të ri ''START2'' që parashikon një reduktim të konsiderueshëm të arsenaleve bërthamore nga të dy vendet. Për të hyrë në fuqi, traktati i ri duhet të ratifikohet si nga Duma ruse dhe nga Senati amerikan.