BallaBerisha po blindon imunitetin nga nismat e Prokurorise
1414
Deputetja e PS Shegushe Ligori e quajti shkelje flagrante te Kushtetutes nismen e mazhorances per kufizimin e imunitetit. Me kete nisme ju doni te rrenjosni kulturen e pandeshkueshmerise. Ju mbani shpresa se ministrat tuaj keshtu mund te shpetojne. Pasi vrate opoziten me plumba kryeministrore ju po perpiqeni ta perjashtoni ate tha ajo duke shtuar se beteja e opozites do te vazhdoje. Ju nuk mund te mbysni fjalen e lire opozitare. E keni te kote se zerin opozitar ne kete salle nuk mund ta mbysni. Ju vrate njerezit e ndershem ju i shate demonstruesit paqesore njelloj si Gedafi. Krimi juaj eshte politik. Berisha mori ne mbrojtje ekzekutoret duke penguar hetimet. Ju besoni se me vrasje dhune e fyerje mund te perjetesoni pushtetin e pamerituar.
Deputetja socialiste perfundoi fjalen e saj duke garantuar se opozita do te jete ne sheshet e gjithe Shqiperise duke protestuar per zgjedhjet e reja qe do ti japin fund pushtetit te krimit.
1401
Deputeti i PS Arben Ahmetaj gjate fjales se tij ne seancen parlamentare e cilesoi kryeparlamentaren si dhune-prodhuese. Kete titull ke iu drejtua ai Topallit. Me tej Ahmetaj foli per demonstraten e 21 janarit duke akuzuar Berishen se vrau 4 persona ne bulevard. Ti sot po qeveris mbi te vraret. Arsyeto ke vrare njerez iu drejtua ai kryeministrit. Kjo qeveri ka rene pa kthim me vota te vjedhura nuk mund te qeveriset e perfundoi fjalen e tij para kolegeve Ahmetaj.
Menjehere pati nje reagim te kryeparlamentares Topalli e cila e akuzoi deputetin Ahmetaj se eshte bere miliarder duke vjedhur dhe grabitur. Njekohesisht Topalli akuzoi edhe kryeprokuroren duke thene Ahmetaj je bere miliarder duke vjedhur ke dosje ne Prokurori ke vene 12.15 milione euro duke vjedhur Albtelekom por falendero shoqen e Bulevardit prokuroren qe ti mbyll dosjet
1256
Gjate fjales se tij deputeti i PS-se Taulant Balla tha se me nismen e sotme Berisha po blindon imunitetin e tij dhe te kusareve e matrapazeve rreth tij. Ky entitet qe ai drejton e ka vendin para drejtesise per tu perballur me te per vrasjet e korrupsionin tha ai duke shtuar se Berisha synon te blindoje imunitetin e Lulezimit sepse ai eshte dy here ne kerkim per vjedhje 230 milione euro dhe vrasjen e protestuesve te pafajshem me 21 janar.
Sipas Balles Berisha po hedh ne ere parlamentarizmin. Nga foltorja e Kuvendit deputeti Balla iu drejtua kryeministrit duke i thene Sali mbi ty rendojne vrasjet ne Gerdec vrasja e Fatmir Xhindit Remzi Veselit dhe 4 njerezve te ndershem me 21 janar.
Duke theksuar se vetem Saliu dhe kolonel Gedafi mund te perdorin mercenare kunder popullit Balla tha Ti korrupsionin e ke ne zemer te qeverise. Largohu se populli nuk te duron dot me. Ti je kapteri i fundit i varkes se diktatorit. Shqiptaret do te protestojne kunder teje dhe ministrave te tu me bllok ne dore. Mjaft vrave perfundoi ai.
Me te ashtuquajturin kufizim te imunitetit ne fakt mazhoranca thjesht po blindon imunitetin e ministrave te saj. Keshtu e cilesoi deputeti socialist Erion Brace propozimin e mazhorances per ceshtjen e imuniteteve sot ne parlament. Debatet ne parlament vijojne mes pozites dhe opozites
1235
Kryetarja e Kuvendit i dha fjalen deputetes se PD Arenca Trashani e cila tha se cdo iniciative e mazhorances perbaltet jo nga PS-ja por nga lidershipi i saj. Kemi pasur fatin e keq te kemi shume diktature e pak demokraci pak shtetare e shume Haxhi Qamile. Trashani tha se iniciativa per ndryshimin e rregullores ka te beje me hapjen rruge prokurorise. Anetaret e PS-se- tha ajo - jane te lidhur me afera dhe me dosje ne prokurori por te pavena ne levizje.
1230
Gjithashtu per fjalen e deputetit Brace reagoi edhe kryeministri Berisha i cili tha Parafolesi tha se jam kunder heqjes se imunitetit se kete e do kryeministri se ai e dashka per te luftuar opoziten. Shqiptaret do tu japin verdiktin qe u kane dhene. Viktimat i sollet si mish per karrigen e kryetarit. Shpirti i tyre nuk do tu ndahet. Dilni ne balle dhe ligji do tu jape cdo te drejte.
12 23
Deputeti i Partise Socialiste Erion Brace e quajti te turpshme seancen e sotme parlamentare. Nuk jemi ne salle per te pritur apo per te hedhur oferta. Jemi ketu per Ziver Veizin Faik Myrten Aleks Niken Hekuran Deden Fatmir Xhindin Remzi Veselin per cdo shqiptar te zakonshem te ndershem. Seanca e sotme do te hyje ne histori si nje seance turpi.
Ai tha se qe prej 21 janarit ka nje skeme te qarte qe i ka dhene imunitet cilitdo punetor qe i sherben shtetit. Ky eshte imunitet mbi imunitetin. Deputetet e opozites sot jane pa deputet. Imunitetin sot e kerkon kryeministri i vendit dhe jo Prokuroria. Ka rene parlamentarizmi bashke me parlamentin ne kete vend. Per kete flet edhe fakti se sot ne salle ka me shume roja se deputete.
Kryetarja e Kuvendit reagoi pas fjales se deputetit Brace duke thene se qeveri nuk rrezoni as me vote as me bllokim as me flake.
1210
Reagon pas deklarates se deputetit socialist Fatmir Xhafaj Kryeministri Sali Berisha duke e akuzuar ate se fshihet pas imunitetit per te konsumuar korrupsion.
Ne rast se do ishte votuar ligji per kufizimin e imunitetit me pare ti Xhafaj nuk do kishe ndertuar pallate ne Pogradec e pishina nuk do te ndertonit pallate me delijorgjin nuk do te ndodhte kurre tu vidheshin miliarda para taksapaguesve.
Ai tha se une prisja qe ju ta mbeshtesnit kete rregullore por ju e keni te veshtire te zhvisheni nga guacka juaj. Sipas Kreut te shtetit imuniteti per opoziten do te thote nje pallat sepse ata nuk pushojne dot nga pallatet.
1130
Deputeti Fatmir Xhafaj ne fillim te fjales se tij e quajti te turpshme senacen e sotme ne Kuvend. Kjo eshte nje tjeter seance turpi. Nje vit me pare e riperseritet kete histori dhe nderkombetaret i nxoren kartonin e kuq nismes tuaj tha Xhafaj
Ai theksoi se nisma e deputeteve te maxhorances vjen sepse Te zene ne kurth nga zemerate e qytetare per korrupsioni ju doni te mbroheni.
Duke e cilesuar si antikushtetuese nismen per kufizimin e imunitetit te deputetit Xhafaj tha se kjo do te beje qe nje prokuror qe nis nje ceshtje penale ndaj nje deputeti do te ndalet ne punen e tij. Ju veshet me imunitet vrasesit e 21 janarit. Ju kerkoni te kepusni litarin e korrupsionit qe e keni ne fyt doni te tregoni se gjoja po kerkoni te luftoni korrupsionin. Nisma eshte nonsens juridik eshte hipokrizi politike.
Xhafaj tha se ka vetem nje rruge te drejte per te kufizuar imunitetin amendimi kushtetues. Ka vetem nje alternative ne luften kunder korrupsionit jepini pavaresi sistemit te drejtesise. Ju po kerkoni ti mbyllni gojen popullit opozitar po kerkoni ta vrisni ate per lirine e fjales. Kjo rregullore eshte kamxhik i qeverise mbi opoziten. Kjo eshte nje dite e zeze per parlamentarizmin dhe drejtesine.
1150
Eduarda Halimi eshte shprehur ashper per ndryshimin e rregullores edhe kufizimit te imunitetit ai u shpreh se ne jemi te gjithe te barabarte para ligjit.
Kufizimi i imunitetit eshte nje beteje e PD. Te besh detyrimin ndaj popullit eshte te besh ligje te mira por ju nuk votoni ne Parlament sepse ju nuk merrni pjese ne votimin e ligjeve se ju ndalon kryetari.
Ju keni marrdhenie te kushtezuar me kushtetuten kjo eshte antikushtetuese merrni leket shpenzoni taksta e tyre dhe nuk beni nje pune per ta. Po kush jeni ju njehere na beni veze te kuqe. Me pas deputeti Eduard Halimi tha se te gjithe e dine mire se dosjet e flene ne zyren eKryeprokurores Ina Rama
1137
Me 119 vota pro dhe 3 kunder Kuvendi ka vendosur per heqjen e imunitetit te deputetit Dritan Prifti. Para hapjes se votimit kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli njoftoi se vete deputeti Prifti nuk do te ishte i pranishem ne salle pasi kishte njoftuar qe me perpara per mungesen e tij.
TIRAN-Kuvendi i Shqiperise ka zhvilluar sot nje ore ceremoni ne nderim te 60-vjetorit te pushkatimit pa gjygj te 22 intelektualeve nga e gjithe Shqiperia. Nga ora 10-11 u shfaq nje dokumentar nderkohe qe folen edhe te aferm te viktimave.
Me pas pritet te filloje normalisht seanca parlamentare. Ne te do te shqyrtohen ndryshimet e rregullores si dhe do te votohet per imunitetin e deputetit Dritan Prifti.
Debatet mes mazhorances dhe opozites qe kane shoqeruar keto propozime te PD ne mbledhjet e komisioneve parlamentare sot paradite priten te zhvendosen ne sallen e Kuvendit.
Redaksia Online