Haxhinasto: Partitë duhet të ushtrojnë përgjegjësitë

"SHBA-të ka mbajtur një qëndrim të qartë, çdo parti politike duhet të ushtrojë përgjegjësite e saj". Kështu deklaroi zëvëndëskryeministri dhe njëherësh Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto pas takimit me Zëvendësndihmës sekretarin e shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroziatike, Thomas Countryman.
Haxhinasto theksoi se gjatë takimit u fokusum në politikën e Jashtme dhe për marëdheniet shumë palëshe.
Ndërkaq, Haxhinasto theksoi se Shqipëria është një vend demokratik dhe se zgjidhja mes dy palëve duhet të zgjidhet mes dialogut.
“Mesazhi i SHBA-së: Eshtë e domosdoshme një hetim i plotë i përgjithanshëm i 21 janarit. Zgjedhjet presin që cdo parti të ushtrojë përgjegjësitë kushtetuese për ti dhënë mundësinë qytetarëve që në ditët në vijim të shprehin vullnetin në mënyrë demokratike sipas vullnetit” tha më tej Haxhionasto.