E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e burgosur në Greqi do të transferohen në atdhe

Gazeta Shqip

alket rizai1Bëhet fjalë për 500 të dënuar. Edhe Alket Rizai

500 të burgosur shqiptarë që janë dënuar në Greqi për krime të rënda, do të transferohen në muajt e ardhshëm në burgjet shqiptare, si faza fillestare e transferimit të të gjithë të dënuarve shqiptarë në vendin e tyre. Mes të dënuarve të parë që do të riatdhesohen, pritet të jetë edhe Alket Rizai, i cili vuan në Greqi dënimin me burgim të përjetshëm. Qëllimi, sipas autoriteteve greke, është transferimi në burgjet e Shqipërisë i rreth 2400 të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke, me qëllim ndalimin e bashkëpunimit mes të dënuarve grekë e shqiptarë dhe për të dekurajuar kriminelët e huaj që veprojnë në Greqi. Zyrtarët e policisë përmendin si shembuj rastin e të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikalas dhe arratisjen e të burgosurit shqiptar Alket Rizai në bashkëpunim me grekun Vasilis Paleokostas. Sipas policisë greke, “anëtarët e mafies shqiptare që veprojnë në vend kanë pasur kontribut vendimtar për një mori krimesh dhe kanë zhvilluar një partneritet ndërmjet elementëve kriminalë grekë dhe shqiptarë, gjë që sjell krijimin e bandave të reja kriminale”. Media greke njofton se ka pasur një reagim pozitiv nga autoritetet shqiptare ndaj propozimit të zëvendësministrit grek të Drejtësisë, Kostas Karagunis, për këtë projekt. Shumë shpejt do të fillojnë takimet e zyrtarëve të të dyja vendeve, për të rregulluar aktet përfundimtare të marrëveshjes dypalëshe. Po sipas medias, Greqia do të subvencionojë koston përkatëse të përditshme për ushqim dhe kujdes që ka për çdo të burgosur në burgjet greke, një shumë prej 5 euro në ditë.

Greqia synon të bëjë marrëveshje të ngjashme me Bullgarinë dhe Rumaninë, për transferimin e të burgosurve bullgarë dhe rumunë në vendet e tyre.

Shqiptarët e burgosur në Greqi do të transferohen në atdhe burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›