E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Lakrori, gara e te kundertave

Fushata elektorale, brenda Partise Socialiste per zgjedhjen e kryetarit, vijon me te njejtin intensitet, por me strategji komplet te kunderta mes dy rivaleve. Ahtu sic ndodhi ne qytetin e Elbasanit, nga ku nisi edhe gara elektorale, edhe ne qytetin bregdetar te Durresit, strategjia e ndjekur nga dy kandidatet, Edi Rama dhe Maqo Lakrori, ishin pothuajse te njejta. Ndersa kreu ne detyre i PS kerkon ribesimin e socialisteve, per nje mandat te dyte, u ka shpjeguar diten e djeshme durrsakeve "roze", arsyet e bojkotit dhe zgjedhjet e 28 qershorit, rivali i tij prezanton platformen dhe keshillon qetesi ne momentin e votimit. "Mos u manipuloni psikologjikisht perpara zgjedhjeve te 26 shtatorit, kur do te votoni per kryetarin e Partise Socialiste. Merreni qetesisht procesin dhe mendohuni mire, perpara se te votoni", iu drejtua socialisteve te pranishem, Lakrori. Nga ana tjeter, kryetari ne detyre i PS kembenguli te thoshte se "populli opozitar ishte fituesi i 28 qershorit, por qe makina elektorale e shtetit ishte ajo qe i dha pushtetin Berishes dhe bajraktareve te tij". Ndersa sipas Rames, duhet rezistence ndaj nje pushteti, ku pavaresisht se si voton populli, fituesit jane te njejte. Ai e krahasoi Shqiperine me standardet zgjedhore te ish-republikave te Bashkimit Sovjetik, ku kudo ne Evrope dhe jashte kontinentit, ne pushtet mbeten gjithmone te njejtet dhe ne opozite mbeten gjithnje te njejtet. "Nese ne falim zgjedhjet e 28 qershorit, nese ne mbyllim kapakun pa rivendosur dinjitetin e votes, atehere ne zgjedhjet e ardhshme, kurdo qofshin ato, do te gjendemi perpara nje kurthi edhe me te pashmangshem", theksoi Rama. Per te, ekzistojne dy rruge perpara opozites dhe gjithe atyre qe mendojne ndryshe nga pushteti i sotem. Ai tha se rruga e pare eshte rezistenca me metoda demokratike per t'i shkurtuar ditet ketij pushteti. Prandaj, sipas kryesocialistit ne detyre, per kete qellim do te kerkojne hapjen e kutive te votimit dhe plotesimin e kushteve te kerkuara prej tyre. "Rruga e dyte eshte ajo e pranimit te fakti te papranueshem sipas te cilit lirite dhe te drejtat tona te jene ne duart e pushtetit sikurse ngjet ne vende qe dikur kane qene ish republika te Bashkimit Sovjetik ku zgjedhjet i fitojne te njejtat forcat dhe perballe tyre eshte e njejta opozite e cila ne fund blihet prej tyre", sqaroi Rama. Nga ana tjeter, ne vijim te fjales se tij, Maqo Lakrori kerkoi rikthimin e vlerave ne PS. Ai theksoi se ne platformen e tij parashikohen ndryshime rrenjesore ne statut, ku pike se pari duhet luftuar "Kulti i individit". "Duhet te ndahemi pergjithmone, nga Kulti i Individit, qe eshte nje histori teper e gjate", u tha socialisteve durrsake, kandidati per kreun e PS, Maqo Lakrori. "Mesimet e hidhura nga e kaluara e larget dhe e afert, tregojne se nuk ka njerez-shpetimtare, qe i dine te gjitha, por skuadra shpetimtare", u shpreh ai. Sipas tij solidariteti njerezor, demokracia e brendshme dhe mbrojtja e partise (imunizimi nga kapja e krimit), jane vlera te trasheguara, te cilat kurrsesi nuk duhet te veniten, por te rilindin. Turi i elektoral i kandidateve per te zene poltronin e kreut te selise roze, sipas stilit amerikan te fushates, do te vijoje paraditen e sotme ne Lezhe dhe pasdite ne oren 18:00, ne Shkoder.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›